Është ashpërsuar situata mes socialistëve në Bashkinë e Vlorës, pas kontradiktave që filluan në zgjedhjet e 25 prillit midis Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Dritan Leli.
Ditën e sotme, Këshilli Bashkiak votoi me 40 vota pro dhe 2 kundër rikthimin në punë të këshilltarit Agron Gjipali.
Dritan Leli kishte firmosur dokumnetin për daljen në pension të Gjipalit, por Këshilli i ka dalë kundër Lerlit dhe ka firmosur rikthimin në punë.
Në lidhje me këtë situatë ka folur dhe Kryetari i Bashkisë, Dritan Leli.
“Dua të sqaroj opinionin publik, në këtë mbledhje jashtë radhe online, se sekretari i Këshillit Bashkiak, edhe pse i emëruar nga Keshilli i Bashkisë nuk ka statusin e anetarit të këshillit që zgjidhet nga populli. Funksionet e tij janë administrative dhe pozicioni nuk ka mandat kohor. Marrëdhëniet e sekretarit rregullohen nga legjislacioni i punës. Më poshtë, do të gjeni të gjithë shpjegimin e nevojshëm, referuar çdo hallke ligjore, lidhur me këtë rast”, tha Leli.
(E.H/Faxweb.al)