Protesta e Astirit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë, ndërkohë që me mbërritjen e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjithçka ka kaluar me qetësi, por me sa duket forcat e Policisë nuk kanë pritur aspak sa iu përket arrestimeve.
Fax News ka siguruar pamjet e arrestimit të ndodhur vetëm pak çaste më parë të njërit prej protestuersve, emri i të cilit ende nuk dihet, nga persona të veshur civil dhe pa mjete identifikuese.
Personi në fjalë është futur me forcë në makinën e Policisë nga persona civil të cilët e kanë rrethuar dhe futur me dhunë në mjetin e policisë.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/2417727535212756/
Prej afro 1 viti, banorët e Astirit protestojnë për projektit e rrugës që preket banesat e tyre.
Çdo mbrëmje banorët e Astirit bllokojnë rrugën pasi kjo është mënyra e vbetme për të parandaluar shembjen e shtëpive të tyre.
Ndërsa mëngjesin e datës 10 Tetor kanë filluar arrestimet e banorëve për protestën e zhvilluar me datë 9 kun janë ndaluar dhe mbahen në burg të paktën 3 persona
(F.GJ/FAXWEB.AL)