Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar vendimin e marrë nga kryeministri EdiRama për shkakrimin e Arben Ahmetajt nga detyra e zëvendës kryeministrit dhe e ministrit të Shtetit për Rindërtimin.
Në njoftimin e presidencës bëhet me dije se po ashtu është dekretuar Majlinda Dhukës në postin e ministres së Shtetit për negociatat me BE-në. Gjtihashtu është pranuar propozimi për emërimin e Belinda Ballukut si zëvendës kryeministre.
Njoftimi i Plotë:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.
Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Discussion about this post