Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë nga Prokuroria e Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij për protestën e 8 janarit të thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha për rrëzimin e Bashës.
Jashtë ambienteve të Prokurorisë, Lulzim Basha kërkoi nga drejtësia që autorët dhe ideatorët e dhunës së 8 janarit të mbajnë përgjegjësite e tyre.
Ndër të tjera, Lulzim Basha ripërsëriti dhe njëherë që ai nuk ‘lëshon pe’ në luftën për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar në politikën shqiptare.
Suipas Bashës, 8janari ishte përpjekje e Berishës për të mbajtur Shqipërinë pa zgjedhje të vërteta, por demokratët dhe shqiptarët duan t’i japin fund dhunës, propagandës dhe korrupsionit.
“Demokratët u thirën për t’u përdorur si fasadë. Një pjesë e vogël iu përgjigj ftesës por u distancua nga dhuna, dhe e përshëndes. Megjithatë, ndonëse ne u sulmuam barabarisht, nga njëra anë kërkoj zbardhjen e plotë dhe vendosjen para përgjegjësisë së autoreëve dhe ideuesve, nga ana tjetër duhet që një orë e më parë të jemi në krye të betejës për të çliruar Shqipërinë. Me aktet e tij përçarëse, dhe me gjuhën e dhunës, Sali Berisha është përpjekur ta pengojë. Edhe njehere them se nuk ia ka dalë. Së dyti, demokratët ja kanë dalë të tregojnë se janë shumë më shumë se interesi i një personi të vetëm. PD mbetet një forcë politike jo thjesht e pjekur, por është e gatshme ti përgjigjet sfidës për t’i dhënë fund tranzicionit. 8 janari përpjekje për të mbajtur Shqipërinë pa zgjedhje të vërteta, pa drejtësi të vërtetë. Pronë e tyre. Nga ana tjetër është PD dhe shumica e shqiptarëve që luftojnë për ndryshimin, dhe jemi të vendosur të mos lëshojmë pe dhe të mos lejojmë pakicën 30 vjeçare të tranzicionit të mos bëhet e përhershme. Pra e sotmja, njësoj si 8 janari kanë hyrë në histori si ditë të dhimsbhme për shqiptarët, që duan t’i japin fund dhunës, propagandës, korrupsionit që ka marrë formën më të lartë në qeverionë e Ramës. Të qëndrojmë së bashku, por mbi të gjitha duke pasur besim se shumica e shqiptarëve do ja dalë të lërë pas tranzicionin“, deklaroi Basha.
(E.H/Faxweb.al)