Ish-Kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbledhë 1500 firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të votohet vendimi i Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së.
Fax News ka siguruar dokumentin te cilin firmosin demokratet qe jane dakord per thirrjen e Kuvendit Kombetar. Dokumenti firmoset nga demokratet ne zyren e Kryeministrit Berisha, te cilin e ndihmojne nje rreth i ngushte per te mbledhur firmat e demokrateve.
Ne kete dokokument percaktohen edhe pikat e rendit te dites per mbledhjen e Kuvendit qe Berisha pretendon se do te mbledhe ku pika e pare eshte:
1.Miratim i ndryshimeve statutore sipas propozimeve konform nenit 43/3 dhe 60 te Statutit te PDSH per rivendosjen dhe garantimin e demokracise ne vendimarrjen ne forumet e PD. Analize e qendrimeve te kryetarit Basha ndaj parimeve themelore e normave te statutit dhe ndaj Forumeve te PD.
2.Vendimarrje sipas ndryshimeve statutore te propozuara dhe thirrja e referendumit te anetareve te PD per te miratuar vendimet e kuvendit kombetar te Parise Demokratike.
3. Percaktim i aksionit opozitare te Partise Demokratike
Sali Berisha mbajti “Foltoren” e katërt në qytetin e Durrësit diten e sotme, në kuadër të takimeve me demokratët përreth gjithë Shqipërisë.
Që nga vendimi i 9 shtatorit për përjashtimin nga grupi i PD-së, Sali Berisha i ka shpallur luftë politike Lulzim Bashës, për të cilin ka kërkuar falje që e ka mbështetur në krye të PD-së.
Berisha tashmë nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së dhe e akuzon atë si bashkëpunëtor me Edi Ramën për shkatërrimin e PD-së.
Berisha ka premtuar se do të rikthejë sovranitetin në krye të PD-së dhe këtë synon ta arrijë me thirrjen e Kuvendit Kombëtar, ku do votohet për vendimin e Bashës për përjashtimin e tij.
Diten e sotme madje ka ardhur një akuzë e fortë nga Evi Kokalari për Lulzim Bashën. Në krah të Sali Berishës, ajo deklaroi se Basha ka dosje në Amerikë dhe se i është hequr viza për 2-3 vite, duke shtuar se do të shkojë vetë në Amerikë për ta vërtetuar. (Lexo edhe)
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post