Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Cërrik.
Burime për Fax News bëjnë me dije se është rrëzuar një shtyllë e energjisë elektrike në oborrin e një shkolle në fshatin Gostimë, bashkia Cërrik.
Për pasojë janë lënduar 4 nxenës. Tre prej tyre gjenden në gjendje më të mirë, ndërsa i katërti në gjendje më të rëndë shëndetësore, por jashtë rrezikut për jetën.
Është bërë e mundur transportimi i tyre për në spital. Ende nuk dihen identitetet e nxënësve të lënduar.
Ajo që është edhe më alarmante në këtë situatë është prania e shtyllave me një rrezik të tillë pranë ambienteve të shkollave.
(E.K/FAXWEB.AL)