18:06 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Boom rastesh të reja me Covid 19, cilat janë dy qytetet që i marrin Tiranës kryesimin

10:33 | 25/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga 1 në 15 raste të reja me Covid, kush është qyteti me numrin më të madh të të prekurve

78 raste të reja me Covid 19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Numrin më të lartë të prekurve ditorë e ka Shkodra, dhe pas saj Kruja e Tirana.

Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 344 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 78 raste pozitive.

Një pjesë e mirë e rasteve ditore lidhen me kontakte të rasteve të mëparshme pozitive, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja. Numrin më të lartë të të prekurve ditorë e ka Shkodra me 14 raste, në Krujë janë identifikuar 13 të prekur, Tirana ka 12 raste, 9 janë identifikuar në Pukë, 6 në Delvinë, nga 4 raste në Gjirokastër, Vlorë, Kukës, nga 2 raste në Kamëz, Durrës, Fier, dhe nga 1 rast përkatësisht në Kurbin, Korçë, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Pogradec.

Ndërkohë që në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 76 pacientë, 14 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë janë aktualisht 894 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e vendosura, ndërsa bizneset të zbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë.

Qytetarë, mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën. Lani duart sa më shpesh për të paktën 20 sekonda. Ruani distancën fizike në ambientet publike. Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Bizneset të sigurojnë vazhdimisht elementët e higjienës si sapun, letër për pastrimin e duarve, dezinfektantë. Siguroni ajrosjen e mire, pastrimin dhe desinfektimin e ambjenteve të punës.  Përdorni maskat apo barrierat mbrojtëse gjatë kohës që u shërbeni qytetarëve.

Task forca anti-covid nuk do të tolerojë shkelje të rregullave të sigurisë duke e konsideruar rrezik për shëndetin e qytetarëve. Mininistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet qytetarëve të shmangin vendet me grumbullime, pasi janë burim për përhapjen e infeksionit.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes për barnat me rimbursim, apo infromacion për Covid19. Nëse dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. (E.K/Faxweb.al)

Pas

“Është shpérthim i paparë”, dedektivja private nxjerr ‘zbuluar’ meshkujt shqiptar: Pas karantine kam më shumë klientë, kanë frikë nga tradhëtia e gruas

Para

PS mbledh grupin parlamentar/ Pritet me pozitivitet propozimi i Metës për KLSH-në, Arben Shehu drejt votimit në Kuvend

Para
PS mbledh grupin parlamentar/ Pritet me pozitivitet propozimi i Metës për KLSH-në, Arben Shehu drejt votimit në Kuvend

PS mbledh grupin parlamentar/ Pritet me pozitivitet propozimi i Metës për KLSH-në, Arben Shehu drejt votimit në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përshkallëzimi i luftës në Gaza: 51 të vrarë dhe humbje të rënda për ushtrinë izraelite

Itali/ Grabitje përfundon në tragjedi: Shqiptari 25-vjeçar humb jetën pas shkëmbimit zjarri

Monopatinat elektrike, trend i rrezikshëm në rrugët e Tiranës

Kallas: Trump kërkoi rritje të shpenzimeve për mbrojtjen, u përgjigjëm pozitivisht

Hegseth: Programi bërthamor i Iranit është eliminuar, “Merrni një lopatë dhe gërmoni”

Turqia në krye të investimeve të huaja në Shqipëri, Holanda dhe Italia pas saj

Frikë dhe pasiguri në Teheran: Lideri suprem pezullon komunikimet pas sulmeve

Trump: Irani ka nevojë për para pas luftës nuk kundërshtoj shitjen e naftës në Kinë

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Taç të Kolonjës, kapacitet 62 MW për 49 vite

UNESCO: Mediat online duhet të dallohen nga përmbajtjet individuale kërkohet përmirësim i ligjit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.