Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur me kujtimet e fëmijërisë Foltoren e Tropojës, ku që nga fillimi i takimit, Berisha është dashur të ndalojë disa herë fjalën e tij përshkak të ekzaltimit të të pranishmëve.
Berisha tha se është shumë i lumtur sa herë kthehet në vendlindjen e tij dhe se është tepër i lumtur që është me origjinë nga Gjakova.
Teksa fliste për fëmijërinë e tij, Sali Berisha ishte gati në lot, gjë e cila bëri që turma të shpërthente dhe më fort në ovacione.
Berisha tha se në fëmijërinë e tij nuk kishin radio apo TV, por rrinin në Odën e burrave, ku ata mëkoheshin me dashurinë për vendin dhe Kosovën.
Fjala e Berishës
Duke ardhur në Malsinë e Gjakovës më kishte pushtuar një ndjesi e veccantë. Në memndje më vinin fjalët e një filozofi gjerman që thotë se njeriu i lirë është fëmija e natyrës. Duke menduar këto fjalë të Niccës i thashë vetes se njeriu i lirë në vendlindjen e tij është dy herë fëmijae i natyrës. Sapo mbërrita tek hotel Shkëlzeni, Floriana Garo më pyeti, si ishte udhëtimi për Tropojë. Gjysëm qiellor dhe gjysëm tokësor iu përgjigja asaj. Unë shpesh e shpesh vij me me mendjen time në vendlindjen time. Ccfarë fati të madh pata unë , sa i bekuar isha që linda në Malësi të Gjakovës. Sot pas dekadash në Tiranë dhe qindra shëtitjesh në botë, përsëri dua të them këtu, se në vendlindjen time, unë kreva Universitetin më të rëndësishëm të jetës sime. Mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories time, në familjen time si në qindra familje të Malësisë së Gjakovës, egzistonin odat e burrave. Nuk kishte radio, TV, por jeta jonë kalonte nga Oda te shkolla dhe anasjelltas. Në odë unë dhe bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufioshme për vendin dhe Kosovën. Kurse shkolla dhe librat e kishin të ndaluar Kosovën, nuk flitej një fjalë për një qytet të saj.
Një mësues i mrekullueshëm na për “E ëmbël dhe e bukur të vdesësh për atdheun” këto ishin bisedat që bëheshin në vendin tonë. I vetmi në klasë ishte që unë thërrisja: “Të vdesim për Kosovën”, kjo ishte frymë që ne ishim rritur nga burra të besës dhe virtyteve. Zbulova se kombi shqiptar në të vërtetën absolute lindi nga kanuni dhe jo nga universiteti apo shkollat.
(E.H/Faxweb.al)