Një i ri është mbytur në lumin e Valbonës në Tropojë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bujan.
Fax News raporton se është gjetur trupi i pa jete në lumë i 29 vjecarit me iniciale B.N. Sipas informacioneve trupi i pa jetë nuk ka shenja dhune.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.