Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar një urdhër-arresti për një të dyshuar si vrasësi i Bujar Çelës, i cili është në kërkim prej një viti. Bëhet me dije se prokuroria ka lëshuar urdhër-arrestin për arrestimin e shtetasit Nuredin Dumani, 35 vjeç.
Njoftimi i policisë: Shpallet në kërkim autori i dyshuar. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Bujar Çela u ekzekutua mëngjesin e 17 Shtatorit jashtë një lokali ku po pinte kafen. Çela ishte person pa precedent penalë dhe punonte si taksist në të zezë, ndërsa ekzekutimi dyshohet se mund të jetë hakmarrje për aktivitetin kriminal të vëllait.
Ekzekutimi i tij dyshohet se mund të jetë bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë tip “Renault” me targa të vjedhura në Rrogozhinë.
Çela u qëllua nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator dhe me pas atentatorët u larguan për në fshatin Murras ne aksin Elbasan- Peqin rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.
Maskat e kishin ruajtur me kujdes dhe e qëlluan sapo zbriti nga automjeti. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se është gjetur e djègur makina e autorëve në fshatin Murras. Pista e dyshimit mbetet hásmëria për shkak të vëllait të tij, Talo Çela, i cili është i fshehùr prej kohësh dhe ákùzohet për shumë vepra.
Në pamundësi për ta gjetur, máskat u hákmorrën tek vëllai. Ngjarja është në vazhdën e vrásjève në Elbasan të dy bándave. Talo Çela u shpall në kërkim pas grabitjes së 9 Prillit 2019, ku një grup i armatosur i drejtuar nga Admir Murataj dhe Klement Çala, grabitën 4.6 milionë Euro para të bankave të nivelit të dytë në pistën e aeroportit të Rinasit.
Që prej asaj kohe, Talo Çela qëndron në arrati dhe i është shmangur dorëzimit në polici, duke u bërë një nga të shumëkërkuarit e autoriteteve shqiptare. Në një rrëfim të gjatë në një intervistë, Talo Çela mohoi që të ketë marrë pjesë në grabitjen e 9 Prillit 2019, ndërsa pranoi se njihte dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, të cilët janë tashmë të arrestuar për këtë ngjarje. Talo Çela është i shpallur në kërkim edhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës dhe për disa ngjarje të tjera që kanë ndodhur në qytetin e Elbasanit.