Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest me burg” për ish deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale, dhe masa do të ekzekutohet në burg, pasi ka rënë kërkesa e Prokurorisë për ta konvertuar në “shërbim prove”.
Gjykata ka vendosur të dënojë me 1 vit burg ish-deputetin e PD-së Ervin Salianji me akuzën “kallëzim i rremë”, 1 vit burg.
Ndërkohë Fredi Alizoti është dënuar me me 2 vite burg, për “Kallëzim të rremë”.
Albert Veliu- 10 muaj burg për kalim kufiri, kallëzim i rremë 2 vite e 10 muaj burg, në total ka marrë 3 vjet e 5 muaj burg.
Gazetari Jetmir Olldashi po ashtu i akuzuar për “kallëzim të rremë” është dënuar me 6 muaj burg, që zëvendësohet me 100 orë punë.
Gjykata konstaton që duhet të dënohen për veprat penale që akuzohen, kryesisht kallëzim i rremë. Rrethanë lehtësuese për Fredi Alizoti si bashkëpunëtor, pasi është paraqitur vetë dhe ka treguar ngjarjen. Gjykata pranon kërkesën për pranimin e shërbimit të provës për Jetmir Olldashi, me 200 orë punë.
(M.Q/Faxweb.al)