Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po zhvillojnë një aksion në qytetin e Durrësit për arrestimin e disa efektivëve të policisë të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka proceduar disa efektive policie ne Durrës e Shijak. Burime thanë se ShKB në bashkepunim me Prokurorinë e Durrësit kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.
Ndërkohë bëhet e më dije se ka shkuar në 17 numri i efektivëve të policisë, për të cilët janë prerë fletë-arreste, 11 janë arrestuar,ndërkohë që 6 janë në kërkim, ndërsa që pritet të zbardhet gjithë operacioni.
Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërkohë që FNSH po punon për shoqërimin e tyre. Ndërkohë, në vijim pritet që SHÇBA të dalë me deklaratë për mediat për detajet e operacionit.