Autoritetet italiane bëjnë me dije se, prokuroria shqiptare nuk u ka nisur ende mostrat e ADN-së së trupit të gjetur në makinën e djegur në Pukë, që dyshohet se i përket biznesmenit Davide Pecorreli.
Mediat në vendin fqinj shkruajnë sot se nga hetimet e autoriteteve fqinje janë zbuluar tre elementë të rëndësishëm lidhur me zhdukjen e biznesmenit.
Së pari, partnerja e tij shqiptare, me të cilën Davide kishte një djalë, ia ka besuar çështjen avokatit Giancarlo Viti, i cili përfaqëson atë dhe të miturin si palë të prekura në këtë situatë.
Elementi i dytë i referohet ADN-së dhe mosrespektimit të afateve në lidhje me dërgimin e tyre në Itali. Siç shkruajnë mediet fqinje, mostrat e ADN-së së Pecorellit nuk kanë arritur ende për të bërë krahasimin me ADN-në e vëllait të tij Antonello. Prandaj, sipas medias italiane, informacionet nuk vijnë në kohën e duhur nga policia shqiptare.
Së treti, ditët e fundit është bërë publike dëshmia e një miku të tij, i cili tregonte se Pecorelli ishte entuziast për biznesin e tij në Shqipëri. Megjithatë dje është bërë i ditur se bashkëpunëtorët e tij të mundshëm shqiptar, e kishin vizituar atë në Itali.
“Unë u takova me Daviden në fund të vitit, duke folur për punë dhe ai konfirmoi interesin e tij për të gjetur partnerë në Shqipëri në mënyrë që të prodhonte mallra me markën” Hairdressers Milan “. Por jo vetëm kaq sepse midis tetorit dhe Nëntorit, nga sa kam mundur të kuptoj, këta ‘partnerë’ të mundshëm kishin ardhur në Itali dhe në fakt ai më kishte thënë një mbrëmje se kishte një takim të rëndësishëm … “.