71-vjeçari Lefter Zhidro ka hapur zjarr sërish ndaj efektivëve të policisë në Elbasan, të cilët po ndërhyjnë për ta neutralizuar dhe për ta vënë në pranga.
Burime për Fax News bëjnë me dije se në banesën e tij janë dëgjuar breshëri të shtënash me armë zjarri.
I moshuari ka krijuar panik dhe ankth tek banorët që jetojnë në zonë, pasi një pjesë nuk janë evakuuar dhe janë ende në banesë
Banorëve u është thënë që të mos lëvizin nga vendi, ndërkohë që të gjithë në zonë po ndjekin të terrorizuar ngjarjen, pasi i moshuari vazhdon që të qëllojë.
Prej më shumë se 4 orësh i moshuari po bën rezistencë ndaj efektivëve të policisë, ndërkohë që ka plagosur dy të rinj.