Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Vagalat të Memaliajt, ku trupi i një gruaje është gjetur i pajetë.
Faxweb raporton se 53-vjeçarja Antoneta Hoxha është gjetur e pajetë nga ana e familjarëve, me dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.
Dyshimet e para janë se 53-vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj Skënder Hoxha.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa çifti kishte katër fëmijë.
Kanë qenë komshinjtë ata që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen që kishte ndodhur.
Në vendngjarje po shkon grupi hetimor, për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
(E.K/FAXWEB.AL)