Deputeti Kostaq Papa ka dhënë dorëheqjen nga grupi i tij parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi”, ndërsa komunikimin e bëri live në seancën e sotme në Kuvend. Papa tha se ai tashmë do të merret me trajtimin e fenomeneve politike, dhe nuk do të ketë probleme personale me askënd.
“E lëshoj grupin parlamentar, dhe jap dorëheqje prej tij, duke i lënë paudhësitë politike në një pseudemokraci. Nuk kam ndërmend të merrem me asnjërin, por do mererem me fenomenet politike, dhe jo me b*thëlëpirjet personale”, tha Papa, i cili njihet gjerësisht tashmë si deputeti i kaçurrelave, i cili qeraste me uiski femrat, në kohën kur ishte më i ri.
Ndërkohë që nuk mungoi një koment dhe nga ana e kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili i tha Papës se ishte i lirë të hynte dhe të dilte nga cili grup që donte. ”Sa i takon dorëheqjes suaj nga grupi parlamentar, ju kujtoj se jeni i lirë të hyni dhe të dilni në cilin grup të doni”, tha seriozisht Ruçi.
Anëtarët e tjerë të grupit të Papës janë deputetët: Eugen Bojaxhiu, Selami Jenishehri, Krenar Bytyçi, Koçi Tahiri, Klajdi Qama, Majlinda Halilaj dhe Ervis Meço.