Dhunohet me shkop gome nga forcat speciale Sait Dollapi, arrestohet.
Forcat speciale e kanë tërhequr ish-kreun e CEZ dhe e kanë marrë në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Dollapi është njëherësh dhe sekretar organizativ i Partisë Demokratike.
Punonjësit e FNSH-së kanë shtyrë dhe ish-deputeten Albana Vokshi.
Deklarata e Ambasades së SHBA-ve:
Ambasada e SHBA dënon dhunën e pranishme gjatë protestës së sotme. Objektivi i deklaruar i opozitës për ta bërë demokracinë e Shqipërisë më të fortë shkon kundër dhunës që është duke u ushtruar nga protestuesit.
Dhuna është thelbësisht jodemokratike dhe duhet të ndalojë. Drejtuesit e protestës kanë përgjegjësinë të nxisin qetësi. Iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpërmbajtje.
(E.K/FAXWEB.AL)