Një tjetër person është nxjerrë nga rrënojat e një godine të shembur në Durrës dhe fatmirësisht ka shenja jete.
Bëhet fjalë për një 47-vjeçar për të cilin raportohet se është në gjendje të rëndë për jetën por që është marrë menjëherë nën kujdesin e mjekëve.
Ende nuk është bërë i ditur ndërkohë emri i të mbijetuarit por fatmirësisht kjo jep shpresë për personat e tjerë që ndodhen nën rrënoja.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e banesës së familjes Lala në Durrës ndërsa ende nuk bëhet me dije emri dhe mosha e viktimës, që fatkeqësisht nuk ka mundur ti shpëtojë pasojave të rënda që ka shkaktuar tërmeti i mëngjesit të djeshëm.
Nën rrënojat e banesës dyshohet se ndodhen edhe 5 persona të tjerë të familjes Lala.
Nxirret një trup i pajetë nga rrënojat e banesës së familjes Lala
https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/2784493071590268/
(F.GJ/FAXWEB.AL)