Një avion i vogël privat ka bërë ulje të detyruar në Zonën e Kelmendit të Malësisë së Madhe. Sipas informacioneve të siguruara nuk ka të lënduar. Ndërsa raportohet se avioni ka pësuar defekt gjatë udhëtimit dhe për këtë arsye ka kryer ulje të detyruar.
Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë verifikimet e duhura.