Mbrëmjen e sotme është arrestuar ekonomisti i një qendre shëndetësore në Elbasan Edlir Sejdini, i cili dyshohet se ka vjedhur 30 milionë lekë.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se bëhet fjalë për qendrën shëndetësore numër 3 të qytetit.
Sejdini përmes një skeme të falsifikimit të listë-prezencës së punonjësve në qendrën shëndetësore ku ai punonte, ka arritur të përfitojë shumën marramendëse të parave prej 30 milionë lekë.
Arrestimi i tij u bë pas hetimeve disa mujore të seksionit të krimit ekonomik pranë drejtorisë së policisë Elbasan, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorinë e rrethit gjyqësor Elbasan.
Sipas burimeve 35-vjeçari kishte rreth dy vite që përvetësonte shumë parsh. Ndaj tij tashmë rëndon akuza e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Ndërkohë, vijon hetimi për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të tij pasi dyshohet.