Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan ku disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me mjete të forta kancelarin e Gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugicat e lagjes “Kala” ku dhe ka shtëpinë. Burime për ‘Fax Neës’ bëjnë me dije se kanë qenë të paktën dy persona që e kanë qëlluar duke e lënë me plagë të rënda në kokë.
Aktualisht kancelari i Gjykatës së Elbasanit po merr trajtim mjekësor në spitalin kururgjikal në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli”.
Foto: