Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Therepel, Skrapar. Një fëmijë vetëm 1-vjeç e gjysëm ka rënë në gropën e rakisë në oborrin e shtëpisë.
Raportohet se fëmija ka qënë duke luajtur në oborrin e shtëpisë në momentin që ka rrëshkitur dhe ka rënë në gropën ku babai i tij po ziente rakinë.
Fëmija ka pësuar djegie të rënda në trup dhe është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Largësia e fshatit me qytetin e Skraparit ka bërë që fëmija të mbërrijë në gjendje kome.
(K.H/Faxweb.al)