Një mesazh ka mbërritur në redaksinë e Faxweb.al me anë të të cilit denoncohet se është rrëmbyer një vajzë 13-vjeçare.
Sipas denoncuesit, e mitura, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur është rrëmbyer rreth një orë më parë në rrugën “Ndre Mjeda” tek ish-Parku i Autobuzave.
“Ju njoftoj që këtu tek ish-Parku i Autobuzave në Tiranë, rruga “Ndre Mjeda” kanë rrëmbyer një fëmijë, vajzë e moshës 13-vjeçe. Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë”, shkruhet në mesazhin e qytetarit që na ka shkruajtur. Ndërkohë për këtë ngjarje nuk ka një njoftim nga ana e Policisë apo prindërve të saj.
Faxweb.al raportoi vetëm pak minuta më parë mbi rrëmbimin e një 13-vjeçareje në Tiranë, në rrugën “Ndre Mjeda” ku përmes indices nga një mesazh dërguar nga një qytetar zbuluam se ngjarja qëndron.
Nga burimet mësohet se 13-vjeçarja emri i të cilës ende nuk është bërë i ditur, ka qenë duke u kthyer nga shkolla bashkë me motrën e saj ndërsa dëshmitarët kanë thënë se sapo kishte zbritur nga furgoni që i transportonte.
Motra e cila ndodhej me vajzën e rrëmbyer, ka ngritur alarmin duke lajmëruar gjyshen e saj ndërsa ka treguar se minorenja është tërhequr me forcë dhe pa dëshirën e saj në një makinë ngjyrë e kuqe, tip “Fiat”.
Mësohet po ashtu se ka enë edhe vetë gjyshja e tyre që e ka parë gjithë skenën, e cila ndodhej në katin e katërt duke pritur mbesat të dilnin nga fugoni i shkollës për në shtëpi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)