19:26 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

LAJM I FUNDIT/ Ekstradimi i Arbër Çekajt nga Gjermania, zbulohet veprimi i avokatëve të tij për ta mbrojtur

11:45 | 26/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çështja e 613 kg kokainë, arsyeja pse po vonon ekstradimi i Arbër Çekajt nga Gjermania lidhet me..

Ankimohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë të Dusseldorfit për Arber Çekajn. Avokatët e pronarit të e Arbi Garden e kanë dërguar në apel vendimin e ekstradimit ndërkohë nuk është shqyrtuar akoma kërkesa për azil.

Kujtojmë se sipas informacioneve të pak ditëve më parë drejtësia gjermane pranoi pas më shumë se një viti e gjysmë ekstradimin nga Gjermania të pronarit të “Arbri Garden”, sa i përket trafikimit të 613 kg kokainë përmes kompanisë së tij.

Vendimi mësohet të jetë marrë rreth 20 ditë më parë, ndërsa ky vendim vjen pas kërkesave të shumta që Arbër Cekaj ka bërë ndaj drejtësisë gjermane për ekstradimin e tij.

Ndërkohë ende mbetet e pazyrtarizuar data se kur do të ndodh ky ekstradim.

Cekaj  kishte ndryshuar identitetin nga Arbër Çekaj në Arbër Jansen, duke marrë mbiemrin e bashkëshortes së tij me origjinë daneze.

Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.

Dy javë para arrestimit  në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre, bënë të mundur lokalizimin e më pas prangosjen e Arbër Çekaj.

NJOFTIMI I POLICISE

Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.

Arber Cekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kiader te operacionit “last snoë”.

U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.

Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit

Kush është Arbër Çekaj?

Çekaj është pronari i magazinës ku u kapën 613 kilogramë kokainë në rrugën tokësore “Maminas-Durrës”.

Pronari i kompanisë, 38-vjeçari Arbër Çekaj i datëlindjes 5 Prill me origjinë nga Tropoja dhe banues në Durrës, dyshohet se është një prej organizatorëve të aktivitetit kriminal të trafikimit të kokainës nga Kolumbia deri në Shqipëri.

Në përshkrimin e aktivitetit të punës, kompania njofton se “Arbri Garden” është një kompani e re dhe e kualifikuar e importimit në Shqiperi.

“Objektivi ynë kryesor është importimi i bananeve dhe frutave tropikale për konsumatorët tanë me standardet më të larta në cilësi dhe freski, ne sjellim në Shqipëri cilësinë më të mirë të frutave tropikale nga Amerika Latine”.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy personat që pritën këtë ngarkesë, Donaldo Lushaj nga Tropoja dhe Armando Pezaku.

Për arrestimin e Çekajt ka folur dhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Në një takim për OJQ-të, Lu tha se Klement Balili dhe Arbër Çekaj, janë peshqit e mëdhenj.

 “Shqipëria ka mbështetur kapjen e një peshku të madh, trafikantit të drogës, Met Kanani, që u arrestua në Turqi më 22 mars. Urdhëra arresti janë lëshuar edhe për dy trafikues të tjerë të mëdhenj, Klement Balili dhe Arbër Cekaj, por ata duhet të kapen”, u shpreh ambasadori amerikan.

(M.Q/Faxweb.al)

 

Pas

“Dyshohej për tuberkuloz ose kancer të laringut”/ Si u tentua të helmohej Mbreti Zog

Para

DW: Lideri i ri i Evropës quhet Macron, si e nxori jashtë loje Donald Trump

Para
DW: Lideri i ri i Evropës quhet Macron, si e nxori jashtë loje Donald Trump

DW: Lideri i ri i Evropës quhet Macron, si e nxori jashtë loje Donald Trump

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

I dëbuar dy herë nga Anglia/ 28-vjeçari shqiptar sfidon autoritetet britanike, publikon video rrugëve të Londrës me Mercedezin 80 mijë paund

Kancelari Merz: Dyshoj se Ukraina do të anëtarësohet në BE në 10 vitet e ardhshme

Tragjedi në Tomorrowland: Gruaja kanadeze humb jetën gjatë festivalit

Shëngjin/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, 32-vjeçari bie nga skela dhe humb jetën

Popoviç dërgohet në paraburgim për 48 orë, Serbia kërkon lirimin e tij

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, përfundon takimi mes Kurtit dhe Limajt

U gjet me drejtoreshën e kompanisë, CEO-s mund t’i kushtojë 30 mln dollarë përqafimi

Trump: Së shpejti do të lirohen edhe 10 pengje të tjera nga Gaza

Berlin: Biznesmeni Serb dënohet me 5 vjet burg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.