SPAK ka kërkuar 19 vite burg për Bledi Tetën, një anga autorët e dyshuar të vrasjes së ish-oficerit tëe policisë, Santiago Malko.
Bledi Teta akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, në lidhje me ekzekutimin e ish-policit Santiago Malko.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e ish-Kinostudios në gusht të vitit 2019, aty ku ish-Polici Santiago Malko u ekzekutua me kallashnikov teksa levizte me mjetin e tij BMW X5.
Familja e ish-policit ka akuzuar drejtëpërsëdrejti klanin Duka si përgjegjës për ekzekutimin e Santiago Malkos, ndërkohë të arrestuar për këtë ngjarje janë Bledi Teta dhe Ilir Selmani.
Në këtë ngjarje janë të përfshirë Blendi Teta, vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, Ervis Metani, Ilir Selmani, Oltian Loga, Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, si dhe Fatmir Hyseni, i njohur ndryshe me pseudonimin Doqja.
Fax News ka siguruar nje dite pas vrasjes pamjet ekskluzive të momenteve pak përpara vrasjes së 26-vjeçarit Santiago Malko, në datën 27 gusht në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.
Në videon e parë të siguruar nga Fax News duket qartë Blendi Teta, pak para momentit të vrasjes. Blendi Teta vëzhgon terrenin, vëzhgon edhe viktimën e ardhshme, 26-vjeçarin Santiago Malko, i cili sapo kishte zbritur nga automjeti dhe ishte nisur në drejtim të pediatrisë, pasi kishte të birin e sëmurë.
Blendi Teta sapo kishte dalë nga automjeti “Skoda”, me ngjyrë të bardhë dhe kontrollonte terrenin, që gjithçka të shkonte mirë, ashtu siç ishte përpiluar në planin fillestar, ekzekutimin e 26 vjeçarit Santiago Malko.
Në videon e dytë të siguruar nga Fax News, sërish vetëm pak çaste para ekzekutimit të 26 vjeçarit, duket një tjetër bashkëpunëtor.
Edhe ai sërish në automjetin “Skoda”, i cili, pak më i kujdesshëm, tenton të mos lërë gjurmë për të mos implikuar veten dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tjerë për zbardhjen e ngjarjes nga policia.
Është Ilir Selmani, i cili duket qartë në pamjet ekskluzive të siguruara nga Fax News, duke mbledhur bishtat e cigareve që 39-vjeçari Blendi Teta kishte lënë gjatë minutave që po ruante viktimën e ardhshme, 26 vjeçarin Santiago Malko, duke i hedhur në një kontenier mbeturinash në afërsi, për të zhdukur çfarëdolloj prove që mund të ishte e rrezikshme.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post