Një ngjarje e réndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e një përleshjeje masive me thíka kanë mbetur të plágosur 4 persona. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në afërsi të shkollës 9-vjeçare Sule Harri.
Në kónflikt janë përfshirë familjarët që drejtojnë biznesin e kafenesë me persona të ardhur nga jashtë. Burime për FaxNews bëjnë me dije se shkak i pérplasjes është bërë loja e bíxhozit mes njëri tjetrit. Nuk dihet ende identiteti i të plágosurve të cilët janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të qytetit.
Pólicia ndodhet në skenën e krimit dhe po héton për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ku janë shoqëruar në komisariat të gjithë personat që kanë qenë prezent, në mënyrë që të merret dëshmia e plotë e tyre.
Njoftimi i pólicisë: Elbasan/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, në një lokal në pronësi të shtetasit S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një kónflikti të çastit për motive të dobëta midis disa shtetasve janë démtuar me sende të forta dhe kanë marrë démtime të lehta shtetasit S.Z. R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, ( i ati me tre djemtë), të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrézikut për jetën.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hétimore e profesionale është bërë e mundur idetifikimi i autorëve dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.
Grupi hétimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.