Është emëruar në postin e drejtueses së Tatimeve Dalina Ibrahimaj, një javë pas shkarkimit të Enton Duros. Që prej vitit 2016 dhe në vijim Ibrahimaj ka mbajtur postin e drejtoreshës së INSTAT.
Më herët ajo ka pasur dhe një eksperiencë në Bankën e Shqipërisë, si dhe pranë zyrës së kryeministrisë, ku ka mbajtur postin e koordinatores për krijimin e një sistemi të të dhënave operacionale të qeverisë.
Në një takim që po zhvillohet në këto momente në sallën e hartave në kryeministri, Rama është treguar shumë i ashpër me drejtorinë e Tatimeve, duke thënë se dhënia dhe marrja e kuponeve është rikthyer në nivele shumë të ulta, më keq se përpara se të niste aksioni kundër informalitetit në ekonomi.
“A ma thotë dot dikush nga ju si mundet që të kemi 15 mijë kasa joraportuese në biznese që figurojnë jo aktive, nga 112 mijë të tilla. Kush e mban përgjegjësinë për këtë, kujt i kërkohet ccdo ditë përgjegjësia për këtë.
Kush i mbulon në territory këto pika të kuqe alarmi, dhe si mundet që të vijë dita dhe muaji i ri dhe këto vija të mbeten të kuqe. Pse nuk gjobiten kompanitë e kasave?”, u shpreh mes të tjerave Rama.
(E.K/Faxweb.al)