Sipas Inspektoriatit të Shëndetit Publik pas testit të kryer ka r4ezultuar pozitive një mësuese dhe sanitarja e shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri” në Fier.
Testi është kërkuar që të kryhet nga vetë personat e infektuar pasi u janë shfaqur simptomat të virusit.
Sipas drejtorisë vendore të Arsimit në Fier të dy personat e infektuar janë vetëkarantinuar dhe duke qenë se ende nuk janë hapur shkolla, nuk ka rrezik për transmetimin e virusit.
Për drejtorinë e Arsimit në Fier mësohet se nuk do të ketë një vendim për mos hapjen e kësaj shkollë në datën 14 shtator, ndërsa po ndiqen për personat e infektuar procedurat e parashikuara nga ISHP.