Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona pas incidenteve që u regjistruan mbrëmjen e djeshme në KZAZ-në numër 3 në shkollën Shejnaze Juka. (Lexo ketu perplasjen qe ndodhi mbrëmë në Shkodër)
4 personat janë arrestuar mbrëmë gjatë natës pas kqyrjes së pamjeve filmike të momenteve të incidentit.
Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mes të arrestuarve janë edhe dy polic të bashkisë Shkodër, dhe një punonjës tjetër i saj.
Personat e arrestuar janë:
Gentian Bytyqi
Alfred Nikolli (të dy policë bashkiak )
Adi Garuci specialist i bujqesise
Aleks Ndoj
Burime bëjnë me dije se pritet që gjatë ditës së sotme mund të ketë të tjera arrestime në policinë e Shkodrës pas incidenteve të ndodhura në KZAZ e Shkodrës.
(E.K/Faxweb.al)