Boksieri shqiptar, Florian Marku ka triumfuar ndaj kundërshtarit të tij ukrainas, Maxim Prodan, në ndeshjen që u zhvillua për plot 10 raunde.
Marku dhe Prodan janë ndeshur mes vete në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në një ndeshje shumë interesante. Kjo përballje ishte në kuadër të kategorisë “walterwight”, një kategori në mes të asaj të lehtë dhe të mesme.
Kjo ndeshje ishte shumë e luftuar dhe u duk shumë e barabartë qysh në nisje, ku raundi i parë ishte testues për të dy.
Edhe raundi i dytë ishte i barabartë, por pati më shumë aksion, ku nuk munguan goditjet nga të dy boksierët.