Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me policinë e Elbasanit, forcat operacionale dhe Shqiponjat kanë zhvilluar kontrolle duke ngritur 3 pika postblloqesh.
Objektivi kryesor i kontrolleve janë automjetet luksoze, personat e shpallur në kërkim dhe personat e skeduar më parë nga policia.
Sipas burimeve ky operacion ka nisur që mbrëmjen e djeshme, ku janë kontrolluar dhe shoqëruar disa persona në disa ambiente si lokale të cilat policia dyshon që luhen lojëra fati të paligjshme.
Aktualisht në Elbasan janë stacionuar dy grupe FNSH, ku një grup do të qendrojë në postobllok dhe grupi tjetër do të patrullojë në qytet i shoqëruar nga forcat “Shqiponjat”. Postoblloqet e ngritura ndodhen në Bradashesh dhe tek kthesa e quajtur “Kadiu”.