Një akdisent i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku një automjet tip Ford ka përplasur një këmbësore 78-vjeçare.
E moshuara është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupim hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Informacion paraprak
Më datë 24.08.2021, rreth orës 09:10, shtetasi D. T., duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen B. D., rreth 78 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.