Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Levan-Fier ku një fouristradë ka goditur makinën e policisë. Për pasojë dy punonjësit e policisë janë në gjendje të rëndë. Makina e policisë është e drejtorisë së Gjirokastrës.
Ende nuk dihet identiteti i dy punonjësve të policisë të cilët janë plagosur. Gjithashtu të paqarta janë dhe rrethanat në të cilët ka ndodhur ky aksident i rëndë.
Informacioni i plotë
Në datën 20.12.2018, rreth orës 14:50, në rrugën Levan-Tepelenë në vendin e quajtur “Kthesa e Kashishtit”, mjeti me targë policie me drejtues shtetasin A.D, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin A.Z, 51 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi V.Z, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip “Volkswagen”, shtetaset V.Z, 44 vjeçe dhe B.B, 60 vjeçe.
Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes
(B.H/Faxweb)