Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë.
Policia njofton se rreth orës 12:21, tek Kopshti Zoologjik, në trotuar, është gjetur i pajetë shtetasi SH. A., 79 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.