Policia e Lezhë ka bërë me dije se rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur ‘Tregu i Milotit’, është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete një person ende i paidentifikuar.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk shihen shenja dhune, çfarë i shtyn hetuesit të dyshojnë se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë: Lezhë/ Informacion paraprak
Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur ” Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .