Një person është gjetur i pajetë brenda një apartamenti, pranë stadiumit në Durrës përballë shkollës “Naim Frashëri”.
Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa mësohet se personi është i gjinisë mashkull. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe pohon se në pranë vendit ku është gjetur trupi i pajetë ka njolla gjaku gjë e cila parpakisht ngjall dyshime se mund të jetë një vrasje.
Ende nuk ë bërë i ditur emri dhe mosha e viktimës ndërsa grupi hetimor po punon për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.