Një 66-vjeçare nga fshati Tojkan i Fierit dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur në kanalin vaditës të fshatit Hambar, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në trupin e viktimës nuk janë evidentuar shenja dhune ç’ka dëshmon se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.
Materialet në lidhje me 66-vjeçaren i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë: Fier
Në fshatin Hambar, në një kanal vaditës dyshohet se në kushte depresioni është vetëhedhur dhe është mbytur shtetasja R. H., 66 vjeçe, banuese në fshatin Tojkan, Fier.
Nga kqyrja e trupit të viktimës nuk konstatohen shenja dhune dhe vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.