Gjermania njeh patentat shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.
Në postimin e tij në Facebook ai shkruan se Bundesrati gjuerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
“Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane”, shkruan Rama.
Kujtojmë se lajmi se patentat e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova do të njiheshin nga Gjermania u paralajmërua në fund të janarit të këtij viti nga politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, përfaqësuesi i CDU.
Qeveria gjermane dorëzoi në Këshillin Federal në dhjetor të vitit të kaluar projektligjin për njohjen e lejeve të qarkullimit të shoferëve nga Shqipëria pa kryer provimin e teorisë dhe praktikës për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Për kategorinë AM do të kërkohet provim praktik.
Qytetarët nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe kanë automjete do të kërkohet konvertimi pa testime për kategoritë: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Discussion about this post