Pas kërkesës së SPAK GJKKO ka dhënë masën ‘arrest me burg’ për ish-deputetin Alqi Bllako.
Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Socialiste akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me aferën e inceneratorëve. Ai është shoqëruar sot në policinë e Tiranës, pasi u arrestua në banesën e tij, nga dy punonjës civil të policisë së shtetit.
Gjatë ditës së djeshme Bllako dorëzoi në Kuvend kërkesën për lënien e mandatit.
SPAK njoftoi dy ditë më parë, se kishte sekuestruar një apartmanent me vlerë afro 15 milionë lekë të reja, në emër të babait të ish-deputetit, i cili dyshohet se ishte përfituar përmes korrupsionit.
Dy ditë më parë, SPAK ekzekutoi 9 urdhër arrestet e lëshuara për hetimin që lidhet me inceneratorin e Fierit. Ndërkohë u lëshuan edhe 5 urdhër-arreste të reja për dosjen e inceneratorit të Elbasanit. Nga 9 urdhër arrestet, 7 ishin masa sigurie ‘arrest me burg’ dhe 2 në arrest shtëpie.
Discussion about this post