Policia e Lezhës ka ndërmarrë një operacion për ndalimin e personave të dyshuar për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhur.
Ky aksion vjen pas vendimit të GJKKO për rikthimin e tyre në burg për të vuajtur dënimin.
Në mesin e personave të dënuar për tjetërsimin e pronave janë dhe familjarët e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.
Nuk dihet ende identiteti i personave të ndaluar nga policia.
Apeli i GJKKO lanë fuqi vendimin e shkallës së parë sa i takon dosjes së tjetërsimit të pronave.
Vlash Gazuli është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, Zef Lazri 4 vite e 8 muaj dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg.
Ndërkohë, 10 vite burg është dhënë për Gjevi Ndokën e 5 vite e 4 muaj Mimoza Ndokën.