Gjykata e posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën, i cili u arrestua dy ditë më parë në zonën e Fushë Gjolës.
Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho.
Burime i thanë Fax News se Rraja në seancë ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit.
Ndaj tij GJKKO ka ngritur dhe akuzën e armëmbajtjes pa leje, pasi ditën e arrestimit ju gjet një pistoletë në brez.
Rrahja kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, ku pak javë më parë kishte mbërritur në vendin tonë nga Dubai. Burime bëjnë me dije se struktura antikorrupsion, ka mundur të sigurojë informacione se ai ka mbërritur në Shqipëri e për këtë është urdhëruar që ai të mbahet nën vëzhgim, deri në momemtin kur u vu në pranga.
Mësohet se rrahja, është kapur tek Ura e Gjolës ku ka qenë i vetëm në rrugë pa drita. Sipas burimeve, dyshohet se ka qenë duke pritur ndonjë njeri tjetër. Në atë moment aj është kapur në befasi ku policia ka ndërhyrë duke bërë të mundu arrestimin.