Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-deputetit të PD, Ervin Salianji, kundër dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Edhe më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë e refuzoi kërkesën e Salianjit për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Ish-deputeti i PD-së po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë.
Kujtojmë që Ervin Salianji u dënua nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikun e drogës.