Sapo ka përfunduar seanca gjyqësore ndaj Mexhit Picarit dhe Dhurata Picarit, babë e bijë të akuzuar për vrasjen e Kudret Saliajt në mes të një lokali në qendër të Tiranës dhe për plagosjen e avokatit të viktimës. Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për të dy të akuzuarit, për krim të kryer në bashkëpunim.
Gjykata e Tiranës ka pranuar masën e kërkuar nga prokuroria, duke vendosur masën e arrestit me burg.
Mësohet se Mexhit Picari ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar ndjesë. Ndërsa përsa i përket Dhurata Saliajt, ajo ka qëndruar kokëulur gjatë gjithë seancës dhe e vetmja gjë që ka thënë është se nuk ka pasur dijeni për atë se cfarë do të bënte i ati.
Mexhit Picari ka pretenduar se banesën e Kudret Saliajt, ai e ka ngritur deri në disa kate, duke e ndihmuar, duke qenë se ishte bashkëshorti i vajzës së tij dhe kishin 17 vite të martuar. Gjykata duke shqyrtuar të gjitha provat, mori vendimin për të lënë në burg babë e bijë duke u ngarkuar 4 akuza.