GJKKO ka rrëzuar sërish këtë të premte kërkesën për lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbër Çekaj, për të lënë burgun.
SPAK i kërkoi GJKKO që të lirohet Selim Çekaj, i cili u arrestua pasi në kontenierët e kompanisë së tij u sekuestruan 49 kilogramë kokainë pak muaj më parë.
Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i cili u arrestua në vitin 2018 pasi në kontenierët e kompanisë së tij të bananeve u gjetën 613 kg kokainë, sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në Shqipëri.
Arbër Çekaj është dënuar me 14 vite burg në gusht të këtij viti. Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit ka nisur disa herë seancat për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Selim Çekaj.
Selim Çekaj, është administrator i firmës Ecoalmax, e cila ndodhet në zonën e Maminasit, që lidh Tiranën me Durrësin. Sipas hetuesve babë e bir, Selim dhe Arbër Çekaj kanë përdorur të njëjtën skemë për trafikimin e kokainës nga Amerika Latine, duke përdorur biznesin e bananeve për t’u kamufluar.
Procesi ndaj Arbër Çekajt ka marrë një vëmendje mjaft të madhe në vendin tonë, ku seancat në ngarkim të tij janë ndjekur dhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane në vendin tonë, ndërsa Donald Lu e konsideroi biznesmenin e bananeve një ”peshk të madh”.
(E.H/Faxweb.al)