Gledis Nano e ka nisur detyren e re si Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit me dore te hekurt. Pas ndryshimeve ne strukturat drejtuese te Policise, mbrëmjen e sotme janë arrestuar 9 policë dhe nje shef në Tiranë dhe Korce.
Urdherat e arrestit jane leshuar nga prokuroria e Tiranes dhe mesohet se 5 nga policet jane nga komisariatet e Tiranes.
Ata janë arrestuar për lejimin e aktiviteteve te lokaleve në shkelje të protokollit Covid, pra për shpërdorim detyre, por hetimet kishin nisur per trafikun e sirianëve dhe sigurimin e kalimit të tyre nga Greqia për ne Shqipëri e pastaj në BE.
Gjatë këtij hetimi ranë në përgjime efektivët e policisë në Tiranë dhe në Korçë që flasin për çështje të tjera, si ajo e lejimit te ushtrimit te aktivitetit per lokalet jashte orarit te lejuar. Në hetim së bashku me Prokurorinë e Tiranës është edhe SHÇBA.
(E.H/Faxweb.al)