Kapet autori i dyshuar i plagosjes në Sarandë, ku mbremjen e sotme nje 51 vjecar u godit me sende te forta para servisit te tij.
Behet fjale per Aleksandër Dautin, 25 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Sarandë/Plagosi me sende të forta një 51-vjeçar, shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit rreth orës 19:00, se në lagjen Nr.1, Sarandë, ishte goditur me mjete të forta shtetasi P. S., menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale të shtetasit Aleksandër Dauti, 25 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)