Dy persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të policisë, është bërë arrestimi i L.P. 33-vjeç në Kuçovë. 33-vjeçari është arrestuar pasi kishte vjedhur një sasi lekësh në mjetin e shtetasit B.D, 40 vjeç, i cili i kishte të parkuar para një dyqani.
Po ashtu, është bërë edhe arrestimi i S.P, 45 vjeç në Berat për dhunën fizike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i plotë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:L.P, 33 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë.
Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet sa ka vjedhur një sasi lekësh në mjetin e shtetasit B.D, 40 vjeç, të cilin e kishte të parkuar para dyqanit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
———————-
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë ndalimi i shtetasit:
S.P, 45 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat.
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Discussion about this post