Një banesë në zonën e shallvareve në Tiranë ka rënë pre e grabitjes.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e një 53-vjeçareje dhe kanë marrë prej aty një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish.
Burime bëjnë me dije se ka qenë pronarja e banesës ajo që ka bërë denoncimin në polici kur ka konstatuar vjedhjen, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.
Zona ku ndodhet banesa është e rrethuar nga biznese me kamera sigurie, që mund të çojnë dhe në identifikimin e autorëve të grabitjes, që duhet thënë se po bëhen një fenomen mjaft shqetësues në ditët e fundit.
Jo më larg se mbrëmjen e djeshme një banesë u grabit me dhunë në Lezhë, ku autorët nuk kursyen as çiftin e pronarëve, të cilët i dhunuan me qytën e armës. (lexo dhe këtu lajmin)
(E.K/Faxweb.al)