Gripi i shpendëve është shfaqur në Fier, në fsjatin Adë të njësisë administrative Frakull, ku u konstatuan dhe asgjësuan 120 krerë të prekura me grip shpendësh. Nga këto 70 kanë qenë puna fushe, 14 zogj deti, 16 rosa dhe 20 pata, ndërkohë që 30 prej tyre kishin ngordhur më herët.
Mësohet se pas shfaqjes së rasteve të para të gripit të shpendëve, autoritetet kanë miratuar një varrezë për groposjen e tyre larg qendrave të banuara.
Gropa është ndërtuar në një territor që nuk përshkrohet nga ujërat nëntokësore, ndërsa janë marrë kampione gjaku dhe për shpendë të tjera, për të parë nëse infeksioni është përhapur.
Derimë tani nuk ka shenja të prekjes së qytetarëve nga gripi i shpendëve.
(E.K/Faxweb.al)