Një helikopter i urgjencës ka mbërritur vetëm pak minuta më parë në pistën që ndodhet në oborrin e Spitalit Infektiv në Tiranë, ndërsa sapo është ulur ka mbërritur një autoambulancë që ka marrë një person duke e transportuar në ambjentet e urgjencës.
Ende nuk ka informacione se për çfarë rasti bëhet fjalë dhe nëse ka lidhje me ndonjë person të infektuar me koronavirus apo ndonjë rast tjetër urgjent.
Siç shihet nga pamjet, stafi mjekësor por edhe personat që shoqërojnë pacientin janë të pajisur me mjete mbrojtëse, ndërsa në vijim do të komunikojmë informacione të tjera në lidhje me rastin në fjalë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)